Policia e Lezhës, nën drejtimin e Prokurorisë, ka arritur të zbardhë ngjarjen e datës 30 nëntor të këtij viti ku u dhunua, duke u goditur me sende të forta, Drejtori i Njësisë së Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, Edmir Përndreca.
Si autor të dyshuar të ngjarjes janë shoqëruar në polici 5 persona, ku për tre prej tyre është prerë fletë arresti.
Ndalimi i tyre u bë në orët e para të mëngjesit të së mërkurës me urdhër të Prokurorisë së Lezhës, e cila pas veprimeve intensive hetimore arriti të identifikojë dhunuesit, emrat e të cilëve ende nuk janë bërë të ditur.
Kujtojmë se 43-vjeçari ka qenë duke lëvizur me makinë kur është goditur nga mbrapa nga një automjet tjetër në Tale të Lezhës.
Pas goditjes, drejtuesit e automjeteve janë përfshirë në konflikt si dhe dy pasagjerët e automjetit tjetër, të cilët e kanë dhunuar fizikisht.
Ai pësoi fraktura të shumta dhe u dërgua në spitalin e Traumës në Tiranë.
o.j/dita