Dyshime për mashtrim dhe shpërdorim detyre, ndalohet një person dhe vihen në hetim zyrtarë të Ministrisë së Financave

Prokuroria e Tiranës ka ndaluar Ilir Thanën i cili akuzohej për mashtrim dhe ka nisur hetimet për zyrtarë të zyrës përmbarimore dhe Ministrisë së Financave të cilët me veprimet e bëra në kundërshtim me ligjin kanë shkaktuar një dëm ndaj buxhetit të shtetit që raportohet se kap shifrën e 1.2 milionë eurove. Ndërkohë që prokuroria ka sekuestruar shumën prej 22 milionë lekëve të përfituara nga Ilir Thana në kundërshtim me ligjin.

Gjithçka lidhet me një kontratë blerje të firmosur mes Ilir Thanës dhe Drejtorisë së Shërbimit Qeveritar për privatizimin e një objekti magazinë nr.2 në vitin 19992. Pas vendimit të gjykatës së Apelit të Tiranës, kontrata u shpall e pavlefshme dhe palët u kthyen në pozicionin e mëparshëm. Ndaj Ilir Thanos u kthye shuma prej 103.046 lekësh me të cilën ky shtetas kishte blerë objektin e magazinës,

Ministria e Financave transferoi në llogarinë e I.Th shumën prej 284.139, sa vlera e objekteve të blera e konvertuar me indeksin e rritjes së çmimeve, bazuar në informacionin e dërguar nga Sektori i Publikimeve në INSTAT.

Më tej Ilir Thana i është drejtuar Zyrës Përmbarimore e cila në kundërshtim flagrant me ligjin ka vlerësuar në vitin 2022, objektin magazinë dhe truallin për një vlerë të përgjithshme prej 145.867.920 , duke u hequr dhe trajtuar si ish pronar shtetasin I. Th në një kohë që nuk ka qenë asnjëherë me këtë status.

Ministria e Financave ka kaluar në favor të Ilir Thanës shumën prej 48.118.366 lekësh. Nga kjo shumë është e provuar se 25.000.000 lekë kanë kaluar në favor të një gruaje me inicialet Sh.P.

Prokuroria e Tiranës ka ngritur dyshime se zyrtarët e Zyrës Përmbaruese dhe zyrtarë të Ministrisë së Financave kanë shpërdoruar detyrën duke vjedhur nga Buxheti i Shtetit deri në këtë fazë shumën prej 48.118.366 lekësh dhe duke tentuar të vjedhin edhe pjesën e mbetur. Ndërkohë që ende nuk është bërë i ditur identiteti i zyrtarëve të përfshirë, prokuroria ka nisur hetimet e mëtejshme për rastin.

o.j/dita

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *