Zelensky mbërrin në Shtëpinë e Bardhë, pritet nga presidenti Biden dhe zonja e parë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka mbërritur në Shtëpinë e Bardhë për t’u takuar me Presidentin e SHBA, Joe Biden. Ai u përshëndet nga Biden dhe zonja e parë Jill Biden.

Dy liderët janë planifikuar të zhvillojnë një takim dypalësh. Ky është udhëtimi i parë i Zelensky jashtë shtetit që nga fillimi i luftës.

Zelensky tha se është në Uashington për të falënderuar popullin amerikan, presidentin amerikan Joe Biden dhe Kongresin për mbështetjen e tyre shumë të nevojshme.

“Unë jam sot në Uashington për të falënderuar popullin amerikan, Presidentin dhe Kongresin për mbështetjen e tyre shumë të nevojshme. Gjithashtu për të vazhduar bashkëpunimin dhe për të sjellë më afër fitoren tonë”, tha Zelensky në një postim në  Telegram.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *