Seanca gjyqësore për PD-në që ishte parashikuar të mbahej sot në Gjykatën e Apelit është shtyrë për në 17 janar.
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, ka depozituar kërkesë për përjashtim të gjyqtares Irida Kacerja.
Sipas avokatit, Rezart Kupthi, nga ana e kërkuesve është vlerësuar si paragjykim fakti që seancën e kaluar gjykata kërkoi saktësim të aktit të përfaqësimit.