Një shtetas ende i paidentifikuar është gjetur i pajetë ditën e sotme, në fshatin Paper, në aksin rrugor Elbasan-Peqin.
Dyshimet e para janë se shtetasi mund të ketë humbur jetën pasi është aksidentuar nga një drejtues automjeti, i paidentifikuar, i cili rezulton të jetë larguar nga vendngjarja.
Ende nuk ka të dhëna për identitetin e viktimës, por policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.