Gjendet një person i pajetë; dyshohet të jetë aksidentuar

Një shtetas ende i paidentifikuar është gjetur i pajetë ditën e sotme, në fshatin Paper, në aksin rrugor Elbasan-Peqin.

Dyshimet e para janë se shtetasi mund të ketë humbur jetën pasi është aksidentuar nga një drejtues automjeti, i paidentifikuar, i cili rezulton të jetë larguar nga vendngjarja.

Ende nuk ka të dhëna për identitetin e viktimës, por policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *