Historitë e tensionuara mes argjentinasve dhe francezëve vazhdojnë, katër ditë pas fitores së amerikano-jugorëve në Botëror. Është mbi të gjitha portieri Emiliano Martinez, ai që ka fituar mospëlqimet e transalpinëve.
Së pari gjesti i turpshëm, pasi ka marrë çmimin e “Dorezës së Artë” të Kupën e Botës, pastaj festimet në autobus me një kukull në dorë si imazh i Kylian Mbappè, ndërsa ekipi kombëtar parakaloi nëpër rrugët e Buenos Aires.
Ish-lojtari i Milanit, Adil Rami, kampion bote në “Rusia 2018”, ka mbajtur qëndrimin e tij për këtë situatë. Në një postim në Instagram, ai nuk u kursye ndaj Martinezit: “T’i je shkë*dhata më e madhe në botën e futbollit. Je personi më i urryer”.
Sipas ish-mbrojtësit të Milanit, nuk duhet të ishte portieri i Argjentinës, por Yacine Bounou i Marokut fituesi i çmimit “Doreza e Artë”: “Mbappe e traumatizoi aq keq Emiliano Martinez, sa që ai më shumë po feston ndaj tij se sa po feston triumfin e kombëtares argjentinas”.