Debate mes maxhorancës dhe opozitës në Kuvend. Demokratët shpërthyen ndaj ministres Delina Ibrahimaj, e cila i quajti disa prej deputetëve si opozita e vulës.
Deputeti i PD-së, Gazment Bardhi shpërtheu duke e quajtur shërbëtore të oligarkëve. Më pas, Bardhi e pyeti se e kujt është shtëpia në të cilën jeton.
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku nga ana tjetër i tha ministres se duhet t’i vijë turp për fjalët që thotë.
Debati:
Bardhi: Trego kush të ka dhënë shtëpinë ty, e kujt është shtëpia që jeton ti? Trego..
Tabaku: Të të vijë trup që më thua mua opozita e vulës, ti që vjen nga rruga, të të vijë turp.
Bardhi: Shërbëtore e oligarkëve.
Tabaku: Kam 12 vite dhe nuk ulem dot në nivelin politik të mjerueshëm të ministres. Të të vijë turp që ke ardh nga rruga dhe je bërë ministre. Sot të ardhurat në buxhetin e shtetin kanë ardhur 5-0% nga faktorë të brendshëm. 300 milionë euro janë marrë nga xhepat e shqiptarëve prej paaftësisë së ministres së ulur aty. Ministrja nuk sheh familjen se e ka mendjen te lista e koncesioneve. Miraton këtu VKM e akte normative, sot është aq e paaftë të flasë për qytetarët sa se kupton që rritja e çmimeve janë në dëm të qytetarëve. Ka 12 muaj ka ndejtur për asgjë dhe sjell një akt normative që do ta zbatoj 10 ditët e fundit. Arrogance reflektohet por nuk është arsye për të treguar se ka fuqinë e një mikrofoni. Ka shumë kolegë që flasin nga mazhoranca por askush nuk ka paaftësinë e korrupsionin tënd.
j.l./ dita