Pas Himarës, kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis ka vizituar Derviçanin. I pari ka mbërritur kryeministri Edi Rama, teksa Mitsotakis ka ardhur me helikopter.
Kryeministri grek është pritur me duartrokitje nga banorë të shumtë të minoritetit ndërsa Rama pohoi se e mbajti premtimin.
“U thashë që do ua sillja? Ja e solla”, tha Rama.