Biden ofroi ndihmë 1.8 mln dollarë, Zelensky kërkoi më shumë, çfarë u tha në Kongresin amerikan

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy mbërriti dje në Uashington ku zhvilloi një takim të rëndësishëm në Shtëpinë e Bardhë me presidentin amerikan Joe Biden. Uashington shprehu edhe njëherë mbështetjen për Ukrainën e cila dje hyri në muajin e 10-te të pushtimit nga Rusia. Në Kogresin Amerikan u mbajtën fjalimet e dy homologëve. Takimi nisi me shtrëngim duarsh dhe vlerësime nga të dyja palët. Zelenskyy e nisi fjalimin e tij duke thënë se SHBA-ja, Evropa dhe Ukraina së bashku kishin mposhtur rusët në betejën për mendjet e botës.

Administrata e Biden njoftoi paketën e re ndihme ushtarake prej 1.8 milionë dollaresh për Ukrainën, ku përfshihet edhe sistemi i avancuar ushtarak ‘Patriot’. Disa republikanë kanë shprehur skepticizëm për dërgimin e ndihmave në Ukrainë, teksa kanë kërkuar që t’i jepet fund vendimit për të mbështetur financiarisht Ukrainën.

Por presidenti ukrainas u është përgjigjur këtyre komenteve duke u shprehur se paratë nuk janë për bamirësi. Ai ka kërkuar më shumë mbështetje financiare teksa është shprehur se ndihma për Ukrainën duhet të jetë një investim në demokraci. Ai gjithashtu u bëri thirrje amerikanve që të bëjnë më shumë presion në Perëndim për më shumë ndihmë ndaj Ukrainës e cila vijon të jetë nën pushtetin e Rusisë.

Paratë tuaja nuk janë bamirësi. Është një investim në sigurinë dhe demokracinë globale që ne e trajtojmë në mënyrën më të përgjegjshme”, tha Zelenskyy në një seancë të përbashkët të Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, duke folur në anglisht.

Zelenskyy gjithashtu i bëri thirrje SHBA-së që të vendosë sanksione të mëtejshme ndaj Rusisë dhe të sjellë para drejtësisë njerëzit që qëndrojnë pas luftës. Ai përdori fjalët dypartiake në mënyrë të përsëritur dhe dydhomësh, të paktën një herë, dhe u përpoq të siguronte ligjvënësit republikanë dhe demokratë se ndihma për Ukrainën ishte e vlefshme dhe se vendi ishte një kujdestar i përgjegjshëm i ndihmës.

Presidenti ukrainas në fjalën e tij në Kongresin amerikan iu referua vazhdimisht betejave në Luftën e Dytë Botërore, e cila ka të ngjarë të ishte strategjike, një kujtesë se ajo që është në rrezik është politika globale, jo vetëm liria e Ukrainës.

Populli amerikan me fuqinë e tij të drejtë do të fitojë deri në fitoren absolute”, duke shtuar, “Unë ju them: populli ukrainas do të fitojë gjithashtu: absolutisht“, citoi Zelesnkyy Franklin D Roosevelt gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Teksa përfundoi fjalimin e tij, familjet amerikane falënderuan, taksapaguesit që financojnë ndihmën e SHBA-së për Ukrainën – duke thënë: Tani, në këtë kohë të veçantë Krishtlindjesh, dua t’ju falënderoj të gjithëve. Falënderoj çdo familje amerikane e cila vlerëson ngrohtësinë e shtëpisë së saj dhe i uron të njëjtën ngrohtësi popullit tonë.

Ky është udhëtimi i parë i presidentit Zelenski jashtë vendit që nga fillimi i sulmit rus ndaj Ukrainës më 24 shkurt të këtij viti. Teksa dje shënoi 300 ditë nga pushtimi i Rusisë.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *