Sapo përfundoi procedura e shortit për caktimin e gjyqtarit, që do të shqyrtoje kërkesën për përjashtimin e gjyqtares I. Kacerja.
Gjyqtarja që do shqyrtoje kërkesën është Edlira Petri
Kujtojmë se sot u zhvillua seanca gjyqësore lidhur me ankimin e PD.
Njoftimi:
Sot ne date 22.12.2022, u zhvillua seanca gjyqesore lidhur me ankimin e Partise Demokratike te Shqiperise.
Perfaqesuesi i PD, av. Rezart Kthupi paraqiti nje kerkese te nenshkruar nga Sekretari i Pergjithshem i PD, Z. Gazmend Bardhi, me te cilen u kerkua perjashtimi i gjyqtares relatore Irida Kacerja. Si shkak i perjashtimit u referua vendimi i ndermjetem i gjykates, per te paraqitur autorizimin per perfaqesim, konform normave te statutit te PD.
Gjyqtarja relatore nuk vleresoi se kishte shkaqe papajtueshmerie.
Gjykata e Apelit Tirane, me vendim te ndermjetem, vendosi te shtyje seancen per ne date 17.01.2023, ora 9:00. Nderkohe do te caktohet me short gjyqtari qe do te shqyrtoje kerkesen per perjashtim, per te cilin do te njoftoheni menjehere.