Georgina ka një përgjigje shumë të ashpër ndaj femrave që urrejnë: Ky, viti më i vështirë i jetës sime

Georgina Rodriguez dha një intervistë të gjatë për “Elle Spain”. Partnerja e Cristiano Ronaldos pranoi se 2022-shi ishte viti më i ndërlikuar i jetës së saj, pas humbjes së fëmijës që priste. Pati gjithashtu një shpërthim ndaj urrejtësve dhe atyre që shpikin lajme të rreme për të.

“Nëse ma kërkon sot emrin në ‘google’, del se jam në grindje me familjen e Cristiano-s, kam një motër që më kërkon para dhe që nuk e di se çfarë ka ndodhur me Rosalía. Jeta ime është shumë më e thjeshtë se e gjitha kjo. Nuk më pëlqejnë konfliktet, nuk debatoj kurrë me askënd…, por më e keqja është se të gjitha ato informacione janë gënjeshtra”.

Duke folur për rrjetet sociale, ku është shumë aktive si influencuese, Georgina Rodriguez tha: “E kuptova që ne femrat jemi më kritiket ndaj vetes. Na pëlqen të bërtasim se jemi kampione të kauzës, por nëse hyni në Instagramin tim, 95% e kritikave që marr në çdo hap që bëj vijnë nga femrat. Ndonjëherë kërkojmë të drejta që ne vetë nuk i respektojmë. Më duket se kemi ende shumë për të bërë në këtë drejtim”.

Ndërsa për temën e bukurisë ajo bëri të ditur: “Ne femrat gjykohemi vazhdimisht nga pamja jonë. E them gjithmonë: Kujdesem për veten, sepse dua të ndihem mirë dhe të dukem mirë, por gjithmonë e lidhur me shëndetin”.

U referua edhe lidhja me Cristiano Ronaldon: “U dashuruam me shikim të parë. Kur e pashë për herë të parë ndjeva se koha kishte ndalur. Nuk kam parë kurrë një burrë kaq të pashëm, kaq të kujdesshëm. Ai është njeriu më i bukur që sytë e mi kanë parë ndonjëherë.

Po, unë jam e dashura e futbollistit më të mirë në botë, por nuk është e nevojshme që njerëzit, shumë prej tyre gra, ta përdorin atë në mënyrë nënçmuese. Është e qartë se marrëdhënia ime me Cristiano më ka lejuar të realizoj shumë nga ëndrrat e mia, por gjithmonë kam vendosur të njëjtin pasion në gjithçka që kam bërë”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *