Katër luanë kanë bashkuar ‘forcat’ për të mbytur një buffalo.
Fillimisht luaneshat ndjekin bufalon i cili po qëndronte i qetë në barin e lëndinës në rezervatin e Kogatende në veri të Serengeti, Tanzani.
Më pas dy luaneshave iu bashkohen dhe dy anëtarë të tjerë të tufës teksa e tërheqin kafshët e vetmuar drejt pellgut të ujit, para se ta mbysin.
Fotografi Marc Mol, 62 vjeçar, nga Cairns, Australia, ishte rreth 20 metra larg episodit të vrazhdë teksa tufa e luanëve arriti të nënshtronte bufalon në sulmin prej rreth 20 minutash.
Ai shtoi se bufalo u kishte shkaktuar disa plagë luaneshave para se ta mbysnin në pellg.
“Por me tetë këlyshë të vegjël në tufë, bisha ishte një vakt i mirëpritur ushqimi që do t’i zgjaste luanëve për disa ditë”, shtoi ai.
/Priza.al/