Jennifer Lopez ndan me fansat sekretet e bukurisë, por përballet me kritika të ashpra

Edhe pse është në moshën 53-vjeçare këngëtarja e njohur Jennifer Lopez është në formën më të mirë fizike që bën shumë ndjekës të jenë kureshtarë për sekretet e saj të rinisë dhe bukurisë.

Artistja bëri rutinën e saj të kujdesit të lëkurës për revistën ‘Vogue’ ku u shpreh se fokusohet shumë tek kremi ​​kundër diellit pastrimi i fytyrës. Por kjo video e saj i ndau ndjekësit me disa që e komplimentuan për lëkurën mjaft të shëndetshme dhe të tjerë që pohuan se videoja kishte shumë filtra.

Nëse je një grua në të 50-at dhe po lexon këtë koment, të lutem mos e krahaso veten me të. Videot mund të modifikohen ashtu si fotot. J Lo nuk duket si në Instagram”, ka komentuar një ndjekës.

Ndërsa një tjetër shkruan: “Ajo ka bërë shumë trajtime të lëkurës që shumica prej nesh nuk mund t’i përballojnë. Ajo është e bukur, por kjo nuk është lëkurë e pa grimuarajo ka make up natyral. Plus filtër. Buzët e saj nuk janë kaq rozë sigurisht.

Këngëtarja Jennifer Lopez reagoi për herë të parë edhe në lidhje me thashethemet për një ndarje të mundshme me bashkëshortin e saj Ben Affleck, pasi ajo u shfaq në rrjetet sociale për të festuar përvjetorin e një albumi të veçantë për të.

Kanë kaluar 20 vjet që kur artistja nxorri në treg albumin e saj hit “This Is Me”, i cili ishte jo vetëm i rëndësishëm për karrierën e saj, por mbart edhe kujtime personale. Ishte në atë vit që Lopez dhe Affleck bënë publike lidhjen e tyre. Madje aktori luajti edhe në videoklipin e ‘Jenny from the Block’.

Mediat në atë kohë raportuan për lidhjen e tyre dhe në fakt, thanë se videoja është një kritikë për fiksimin e paparacëve ndaj saj dhe atyre së bashku. Marrëdhënia e JLo-së me Affleck-un ishte frymëzimi i albumit dhe kjo është një arsye e madhe pse mbetet një marrëdhënie sentimentale për këngëtaren.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *