“Hajdut, kriminel, mafioz”, Rama pas debatit me Bardhin: Kush përdor këto fjalë të shkojë përballë Komisionit

Pas sherrit me Gazment Bardhin, kryeministri Edi Rama është përfshirë në një debat me deputeten Flutura Açka në lidhje me gjuhën që përdoret në Kuvend.

Kreu i qeverisë deklaroi se do ti kërkojë me letër kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla që për secilin deputet që përdor etiketimet “hajdut, kriminel, mafioz” që nuk i fakton të dalë përpara komisionit të rregullores.

Rama tha se e quajti Bardhin palaço, për shkak se e ndjeu detyrë ndaj djalit të tij të vogël, për “poshtërsinë” që ndodh në Kuvend sipas tij.

Deklarata e Ramës:

Unë nuk jam prej betoni, jam prej mishi dhe kockash. Kryeministër as kam lindur as do vdes, do jetë një periudhë e caktuar e jetës time që do ta bëj këtë punë, por vjen një moment që mjaft është mjaft. Më vjen keq që dhe ju që jeni njeri i letrave ratë në të njëjtin gabim. Më akuzuat mua se unë nisa sherrin, unë refuzoj fjalët kriminel, hajdut dhe mafioz.

Kush është kriminel, hajdut apo mafioz është subjekt i ligjit dhe drejtësisë dhe unë mendoj që t’i thuash tjetrit të tilla fjalë t’i kesh thënë të fundit. Kur njeri që akuzon të thotë më jep prova për këto që thua nuk japin, ndaj janë palaço.

Një palaço është një palaço dhe unë e ndieva për detyrë ndaj djalit tim atij të voglit, që nesër pasnesër ta dijë mendimin tim për këto poshtërsi që fliten këtu. Ju duhet të sensibilizoheni ndaj kësaj gjuhe, gjuha kriminalizuese ndaj tjetrit është fundi.

T’i përsërisësh pa fund hajdut, mafioz tjetrit përditë, kjo është e padurueshme dhe unë do t’i kërkoj me shkrim Kryetares së Kuvendit dhe ai që i nxjerr këto fjalë të shkojë te Komisioni i Rregullores, nëse ka informacione t’i ndajë aty te komisioni që të mos përjashtohet. Ju thatë diçka kritike ndaj meje por unë me kënaqësi vazhdoj debatin se nuk bëtë akuza kriminale.

Ju s’keni probleme me SPAK-un thatë, e para ju skeni probleme me SPAK-un se jeni shkrimtare dhe s’keni ndarë ndonjëherë fonde. Ju zonja Açka i përkisni një partie që kryetari është i shpallur non grata nga SHBA-të”

Arsyeja pse ndodhi kaq vonë, ishte pikërisht se u desh që ne të vinim këtu ku jemi, ne ta bënim këtë proces. Ju nuk keni qenë këtu e pranishme, ku pjesa më e madhe, mbante kokën poshtë. Erdhi këtu me ultimatum nga ata të cilët pastaj nxorrën non-grata, të parin e punës. Nuk kuptoj se çfarë lidhje ka kjo. Si mund të ngrihen akuza që janë frymë komuniste. Nuk ka një qindarkë të taksapaguesve shqiptarë në xhepat e familjes time.

Atij që i akuzon, i takon të provojë akuzën. Këtu bëhet linçim i përditshëm. Kulmi është kur ju shof që hidheni përpjetë, pse fyeni. Hajduta kriminela, mafiozë që thoni ju, nuk është fyerje kjo? Kjo është bindje tha ai Ballisti dje. Ti je i fshehur pas një kompanie offshore. Unë nuk di një emër tjetër. Ajo e ruajtjes së qetësisë, unë nuk e marr. Unë nuk kam ardhur këtu të ndryshoj veten. Unë përmirësoj veten në funksion të punës. Unë dua të jem po ai që jam. Unë nuk kam ardhur të bëjë sikur.

Unë atë që kam e them. Kur shoh përpara një palaço. Deri kur palaço të vërtetojë që nuk është një palaço por është zotëruesi i provave dhe fakteve që unë jam mafioz. Nëse unë do t’ju thosha juve zonja Açka që keni bërë prostitucion në Holandë, do ishte detyra juaj që të çoheshit dhe të provonit të kundërtën? Do e ruanit ju qetësinë? Ju do iknit nga mendja, me të drejtë dhe do thoshit gjëra që ishin shumë ekstreme. Se nëse unë e them këtë, unë duhet ta provoj se nuk mund ta them me bindje që ju jeni marrë me prostitucion në Holandë.

Është e njëjta gjë, ju flisni bullizim bullizim. Por a jeni dëshmitare se çfarë po ndodh këtu? Se mbase jeni dhe njëçik si natyrë letrare, e shkëputur, vini këtu shkruani dhe jeni në një realitet.  Këtu ngrihet dhe ulet të gjithë dhe thonë hajdut. Si ju duket juve kjo? Çfarë janë këto? Të ruajmë qetësinë? Derisa të ruhet qetësia. Ju jeni mjeshtrja e madhe e punës thatë. Është një dekoratë që ta mbani dhe ta gëzoni. Unë kam një certifikatë bojaxhiu.

a.m/dita

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *