Kuvendi përjashtoi Bardhin, Grupi i PD kërkon të merren masa edhe ndaj Ramës pas fyerjeve në seancë

Pas përplasjeve të forta verbale mes deputetit demokrat, Gazment Bardhi dhe Kryeministrit Rama gjatë seancës së sotme plenare, drejtuesja e saj, Ermonela Felaj, vendosi që Bardhi të përjashtohet nga seanca.

Por, referuar debateve të shoqëruara me fyerje dhe sharje personale, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka kërkuar që Kuvendi të marrë masa disiplinore edhe ndaj Kryeministrit Rama, teksa në letrën drejtuar Kryetares Lindita Nikolla, citojnë të gjitha sharjet e kreut të qeverisë ndaj deputetit demokrat.

o.j/dita

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *