Drejtësia italiane ka dënuar me burgim të përjetshëm muratorin shqiptar Gëzim Alla, i cili kreu një krim makabër në prill të vitit 2021, duke goditur disa herë me çekiç bashkëshorten e tij, Dorina Alla.
Dënimi u dha nga Gjykata e Assizes në Viçenza, e kryesuar nga Antonella Toniolo, mëngjesin e sotëm.
Sipas mediave italiane, krimi i tmerrshëm ndodhi në apartamentin e çiftit në Pove del Grappa, ndërsa fëmijët e mitur të çiftit ishin fshehur nga frika nën shtrat në dhomën e tyre.
Autori kur rrëfeu ngjarjen tha se e vrau 38-vjeçaren pasi kishte marrë disa fraza ofenduese nga gruas së tij, e cila gjithashtu sipas tij e kishte pështyrë në fytyrë. Pas ngjarjes së rëndë, Alla telefonoi policinë dhe pranoi krimin duke u vetëdorëzuar.
Çifti shqiptar kishte dy fëmijë të moshës 13 dhe 9 vjeç, të cilët kanë parë ngjarjen makabre dhe janë tmerruar. Prej vitti 2017 familja shqiptare ishte transferuar në komunën Pove Del Grappa, ndërsa autori i vrasjes punonte si murator.
Fëmijët minorenë janë marrë në kujdesje nga disa familjarë që jetojnë në Itali.
Sakaq, gjykata gjithashtu e dënoi Allën edhe me dëmshpërblim pasuror dhe jomaterial, me një shumë të përkohshme të menjëhershme prej 100,000 euro për çdo fëmijë, si dhe urdhëroi konfiskimin e përgjegjësisë prindërore.
a.m/dita