Megi Pojani dhe Jurgen Bala bëjnë gjestin e veçantë për “Dancing with the Stars”

“Dancing with the Stars”, është programi më popullor i kërcimit që bën bashkë personazhet më të dashur, që si kurrë më parë i shihni duke kërcyer në një shumëllojshmëri disiplinash. Së bashku me balerinët profesionistë, javë pas jave, VIP-at sfidojnë veten, në kërkim të pikëve të jurisë dhe votave të publikut, duke synuar çmimin e madh.

Ditën e sotme një nga konkurrentet Megi Pojani dhe balerini i saj profesionist, Jurgen Bala kanë bërë një gjest shumë të veçantë në lidhje me spektaklin. Të dy kanë gdhendur në trupin e tyre numrin 10, si një tatuazh që do tu kujtoj gjithmonë eksperiencën e tyre në ‘DWTS’. Numri 10 është numri VIP i tyre me anë të cilit të gjithë njerëzit mund t’i votojnë dhe ata kanë vendosur ta përjetësojnë atë në krahun e tyre.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *