Efektivi i Shqiponjave godet me grusht policin e qarkullimit në Tiranë

Një punonjës i forcave Shqiponja në drejtorinë e Tiranës është përfshirë në sherr më një punonjës të qarkullimit rrugor.

Përleshja mes dy punonjësve ka ndodhur këtë të enjtë në Tiranë, në afërsi të Rrugës së Barrikadave pranë shkollës “Sami Frashëri”.

Punonjësi i forcave Shqiponja me iniciale Y.D po lëvizte më një automjet, kur punonjësi i qarkullimit i ka bërë me shenjë të ndalojë.

Punonjësi i Shqiponjave sipas burimeve nuk i është bindur urdhërit për kontroll nga punonjësi i qarkullimit por ka dalë nga makina dhe e ka qëlluar me grusht. Pas kësaj ai është larguar pa gjurmë.

Sipas informacioneve jozyrtare, ndaj punonjësit të Shqiponjave po përgatitet një kallëzim në Agjensinë e Mbikqyrjes Policore, ndërsa punonjësit e policisë po vijojnë kërkimet për kapjen e kolegut të tyre.

a.m/dita

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *