Do të shiste drogë pranë gjimnazit / Policia arreston shtetasen

Një 54-vjeçare ka rënë në prangat e policisë së Lezhës pasi i është gjetur lëndë narkotike në automjetin që drejtonte. Shtetasja është kapur në flagrancë, teksa lëvizte në afërsi të një shkolle të mesme, në Mamurras.

Gjatë kontrollit të mjetit, blutë kanë gjetur dhjetra doza të dyshuara kokaine, të ndara dhe të bëra gati për shitje.

Gruaja me inicialet M.Gj., e cila banon në Kurbin akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Policia i ka kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin materialet proceduriale.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *