Tronditet Gjermania/ Të shtëna me armë zjarri në mes të qytetit, vritet shqiptari

Kaos dhe terror në qytetin e Hanoverit ne Gjermani. Të shtënat me armë zjarri midis shqiptarëve shndërrojnë vendin në një skenë ‘Far West’. Të enjten rreth orës 13:30 të pasdites, qytetarët raportuan të shtëna me armë në qendër të qytetit. Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe zbuloi trupin e pa jetë të e një 30-vjeçari brenda një makine luksoze, të tipit ‘Porsche Cayenne’. Oficerët kanë rrethuar skenën e përgjakshme dhe punonjësit mjeko-ligjor  janë në terren për të mbledhur prova.

Dëshmitarët kanë bërë me dije për mediat vendase, se dy makina kishin ndaluar në semafor dhe kanë nisur një debat të dhunshëm duke kaluar më pas në një konflikt fizik.Mësohet se konflikti midis viktimës dhe drejtuesit të një mjeti tip ‘Mercedes S500’ i bardhë me targa bavareze, ka përshkallëzuar me të shtëna armësh. Shoferi i makinës Porsche me ngjyrë të zezë u përplas dhe më pas u gjet i vdekur. Burimet policore deklarojnë se vetëm një plumb i mori jetën të riut shqiptar.

Mediat gjermane BILD shkruan se “poshtë kësaj pëlhure qëndron një killer” dhe ngre pyetjen ‘cili është motivi i hakmarrjes?’. Ata kanë publikuar pamjet nga vendi i ngjarjes, ku edhe duket se xhami i mjetit është thërrmuar nga plumbat që i kanë marrë jetën të riut shqiptar, identiteti i të cilit ende nuk bëhet me dije.

Në fakt shqiptari i cili u ekzekutua ditën e sotme në Gjermani, nuk ishte i panjohur për policinë vendase. Mësohet se ai ka qenë në paraburgim në vitin 2017, pasi kishte qëlluar një të ri 25-vjeçar. Ai u dorëzua një ditë më vonë, dhe doli nga paraburgimi katër javë më vonë. Në atë kohë kishte dyshime se mund të kishte qenë një mosmarrëveshje në lidhje me biznesin e drogës ose atë të prostitucionit. Deri më tani raportohet se 30-vjeçari shqiptar është vrarë për shkak të një konflikti të mëparshëm për trafikun e drogës dhe prostitucion.

Hetimet vazhdojnë dhe autori i krimit nuk është kapur akoma. Në aksion janë përfshirë edhe forcat speciale.

/Burimi Bild: përshtati në shqip Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *