“Më lironi se duhet të kujdesem për fëmijët”/ GJKKO lë në burg gjyqtaren Enkelejda Hoxha

Apeli i GJKKO-s ka vendosur të lërë në burg ish-gjyqtaren e Krujës, Enkelejda Hoxhën. Gjyqtarja ka kërkuar që të lirohet pasi ksihte për t’u kujdesur për fëmijët e saj. Por duket se kjo kërkesë nuk ka mjaftuar për të marrë vendimin për lirimin e saj.

Përveç masës së arrestit, Enkelejda Hoxha u shkarkua dhe nga KLGJ, për shkak se dyshohet se ka liruar disa personazhe të njohur të botës së krimit, në shkelje me procedurat ligjore. Vetë Hoxha i ka mohuar vazhdimisht akuzat, ndërsa familja e saj pretendon që ajo ka qenë e ndikuar nga persona të tretë në dhënien e vendimeve.

Prej 11 shkurtit gjyqtarja Enkelejda Hoxha është arrestuar me urdhër të SPAK, nën akuzën e korrupsionit. Së bashku me 9 persona të tjerë të vënë në pranga gjatë operacionit, ata akuzohen se kishin ngritur një skemë përmes të cilës ulnin dënimet ose lironin nga burgu të dënuar për vepra të rënda penale kundrejt parave.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *