FIFA shpall golin më të bukur të Katar 2022/ Ja kush e shënoi

FIFA njoftoi ditën e sotme se goli i Richarlison në fitoren 2-0 të Brazilit kundër Serbisë në raundin e dytë të grupit G është përzgjedhur si goli më i bukur në Botërorin e Katarit.

Goli i Richarlison mori më shumë vota, teksa gjithçka u vendos online në faqen e FIFA. Sulmuesi i Brazilit mori një pasim nga e majta e sulmit dhe me gjysmë-roveshatë mposhti portierin serb.

Në votim ishte edhe Enzo Fernández, mesfushori argjentinas, me golin e shënuar në fitoren e ‘Albicelestes’ kundër Meksikës (2-0), në raundin e dytë të grupit C.

Al-Dawsari (Arabia Saudite), Gakpo (Holandë), Luis Chávez (Meksikë), Mbappé (Francë), Seung-Ho (Kore e Jugut), Neymar (Brazil) dhe Vincent Aboubakar (Kamerun) ishin lojtarët e tjerë në listë për golat e shënuar.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *