Në moshën 37-vjeçare, Cristiano Ronaldo tashmë ka filluar ta shohë “pensionimin” e tij më afër se larg. Ditët e fundit kanë dalë zëra për transferimin e tij të mundshëm në një skuadër arabe, por e vërteta është se për momentin ai është ende pa klub. Sidoqoftë, kjo ide rrotullohet me më shumë forcë në kokën e tij.
Prandaj, portugezi tashmë po planifikon një të ardhme të qetë për të dhe familjen. Dhe kjo paqe mendore vjen nga ndërtimi i asaj që do të jetë shtëpia e familjes, sapo ai “t’i varë këpucët në gozhdë”. Një rezidencë brenda mundësive të shumë pak njerëzve të vdekshëm, e cila do të ketë të gjithë luksin dhe komoditetin.
Sipas gazetës britanike “The Sun”, shtëpia do të kushtojë rreth 32 milionë euro. Sigurisht, do të ketë një pishinë gjigante xhami që do t’i lejojë të ecin nën ujë përmes një kalimi nëntokësor. Përveç kësaj, një tjetër kuriozitet është se dhoma e gjumit kryesore do të ketë pak më shumë se 90 m2 (njëlloj në çdo kat).
Për ta bërë jetën e tyre të këndshme aty, Cristiano dhe Georgina kanë punësuar tashmë katër punonjës, duke përfshirë një shërbëtor dhe kuzhinier të specializuar për sushi me një pagë prej 5000 euro në muaj, sipas të njëjtit informacion.