Një person i armatosur ka hapur zjarr në qendër të Parisit duke lënë të vdekur tre persona dhe duke plagosur tre të tjerë. Autori 69-vjeçar u arrestua menjëherë pas ngjarjes dhe sipas policisë kishte pak kohë që ishte liruar nga burgu.
Autori kishte në shënjestër një qendër dhe restorant të komunitetit kurd, sipas dëshmitarëve. Kjo hedh dyshimet se sulmi mund të ketë baza raciste. 69-vjeçari kishte qenë më parë i akuzuar për dhunë raciste.
Autoritetet apeluan që njerëzit të shmangin zonën në Strasburg-Saint Denis në lagjen numër 10 të Parisit.