“I doli fryma e fundit mbështetur te unë”/ Roza Lati e pikëlluar rrëfen se…

Kafshët janë si pjesëtarë të familjes, sidomos për ata që kanë vite që jetojnë me ta.  Shpesh lidhja e një personi me kafshën e tij shtëpiake, cilësohet edhe si lidhje “prind-fëmijë.”

Një marrëdhënie kaq të ngushtë ka pasur edhe moderatorja Roza Lati me qenin e saj Petit. Moderatorja dha një lajm të trishtë për të gjithë ndjekësit e saj në rrjetet sociale, e cila njoftoi se qeni, me të cilin ka jetuar për 15 vjet, ka ngordhur. Roza nuk e fshehu aspak hidhërimin e saj dhe periudhën e vështirë që po kalon.

Përmes postimeve në Instagram, Lati ka treguar se qeni i saj ishte prekur nga një sëmundje e rëndë, por në fund ngordhi si pasojë e një ataku në zemër.

Gjithashtu moderatorja ka treguar se frymën e fundit, Petit e ka dhënë në krahët e saj.

“Kjo video, nga ecja e tij e fundit ne pyll me këmbët e veta… te fjetja ime në tokë 3 netë me atë që të ndiente erën time… te kuisjet e fundit të tij se nuk po i mbushej truri me oksigjen…. e deri te Gjesti EPIK klasik që Petit kuptonte shqip… mbështeste kokën te Roza… ashtu i doli fryma e fundit… mbështetur te unë. Në krahët e mi. I vogli im…”- ka shkruar Roza në një postim në Instagram.

Në një tjetër postim Roza ka ndarë edhe fotot e fundit të qenit të saj, krahas së cilave shkruan: “Ditët tona të fundit… Të shkrepura në foto… s’të kthej dot mbrapsht i vogli im… Kam 2 ditë shtrëngoj bluzen tënde, qaforen tënde…”


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *