Së fundmi, prezantuesja e njohur, Arbana Osmani ka publikuar disa foto në Instagram nga “Festivali i Këngës”, ku në një ndër to shfaqet me djalin e saj Jonin. Moderatorja na tregon se çfarë i tha djali i saj kur ajo u ngjit në skenë.
“Më mori malli kur dole ti te skena mam”, ishin fjalët më të bukura mes plot vlerësimesh të bukura që kam marrë pas këtij Festivali nga Joni im që ndenji deri në fund në sallë për të më dhuruar përqafimin më të ngrohtë ndonjëherë”, ka shkruar Arbana.
Arbana Osmani është një ndër moderatoret më të mira shqiptare. Së fundmi, ajo ka marrë një vëmendje të madhe për prezantimin por edhe veshjet e saj kaq shumë të komentuara në “Festivalin e Këngës”.
Natën e parë, moderatorja “rrëmbeu” vëmendjen me veshjen e saj totalisht ‘pink’. Ajo u vesh e gjitha me ‘Valentino’ dhe veshja e saj i ka kushtuar plot mijera dollarë. Fustani kushtoi 4500 dollarë, getat kushtojnë 300 dollarë dhe këpucët 1200 dollarë.
Gjithashtu, Arbana veshi mbrëmë një tjetër fustan të markës ‘Valentino’, që thuhet se kushton plot 18,000 euro. Ky lajm është bërë me dije nga një faqe në Instagram.