Me këtë foto romantike, Bojken Lako prezanton partneren e re

Kantautori i njohur Bojken Lako e ka pranuar tashmë publikisht lidhjen e tij të re të dashurisë. Së fundmi, ai ka vendosur të zbulojë edhe portretin e partneres së tij.

Vetë Bojkeni ka ndarë në profilin e tij në Instagram, një ‘story’ ku shihet krah saj duke i dhuruar një puthje. Me sa duket ajo nuk është një personazh publik dhe Bojkeni nuk ka preferuar t’ja bëjë publik emrin, duke mos e etiketuar në foto.

Në një intervistë të dhënë pak kohë më parë, Bojken Lako u shpreh se nuk i pëlqen të flasë për jetën private.

“Jam në një marrëdhënie. E vërteta është se nuk kam reaguar. Sepse unë këto portalet i shoh si maskota. Është e vërtetë që jam në një lidhje, por nuk më pëlqen të flas për jetën private”, tha ai.

Në lidhje me ish të dashurën e tij Semi Jaupaj, Bojken u shpreh se ka një raport të mirë me të, kjo edhe për faktin që e dashura e tij aktuale e kupton dhe ia lejon.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *