Ne të gjithë duam të jemi të lumtur pavarësisht se si secili prej nesh e përcakton lumturinë. Por, shumë herë ne bëjmë gjithçka për ta penguar atë të hyjë në jetën tonë pa e kuptuar fare.
Ekspertët veçuan katër fjalë që përdorim që na pengojnë të ndihemi të lumtur. Nuk kanë asnjë lidhje me mirënjohjen apo përpjekjen që bëjmë për të zotëruar konceptin. Katër fjalët që na privojnë nga lumturia sipas shkencës, përbëjnë fjalinë më të keqe.
“Dua të jem i lumtur”.
Kjo fjali e veçantë mund të përkeqësohet pak duke e formuluar pak më ndryshe.
“Dua të jem më i lumtur”.
Nëse vërtet dëshiron të pushtosh lumturinë, duhet të ndalosh së përdoruri atë, sepse kur e ndjek atë, ajo tenton të të shmangë. Shkenca dhe psikologjia pajtohen se kërkimi i lumturisë e shkatërron lumturinë pasi gëzimi i vërtetë vjen nga brenda, pa ndonjë kërkim.
Duke e ndjekur atë gjatë gjithë kohës, ne thjesht ndihemi të pakënaqur. Sipas një studimi të publikuar në Science Daily, “njerëzit që ndjekin lumturinë ndihen sikur nuk kanë kohë të mjaftueshme gjatë ditës, gjë që paradoksalisht i bën ata të ndihen të kundërtën, pra të pakënaqur”. Por kjo nuk do të thotë se kërkimi i lumturisë është një proces krejtësisht i kotë.
E rëndësishme, sipas studiuesve, është të kuptojmë se lumturia nuk është një qëllim, por një nënkategori e një qëllimi. Qasja ndaj konceptit duhet të jetë shumë e ndryshme për të qenë efektive. Kjo do të thotë që ju mund të thoni lirisht pa asnjë kosto se po ndiqni të gjitha ato gjëra që mund t’ju bëjnë të lumtur.
Kjo fjali e veçantë është e dobishme pasi përqendroheni në mënyrën se si mund të arrini lumturinë dhe jo thjesht të deklaroni se dëshironi ta prekni atë pa ndonjë qëllim. Duke u fokusuar në qëllime të vogla dhe më realiste, ju mund të ndiheni vërtet kështu pa “vrarë” aftësinë tuaj për t’u ndjerë të lumtur duke thënë (në përgjithësi dhe në mënyrë të paqartë) se vërtet dëshironi të jeni.