Lajmet që vijnë për gjendjen shëndetësore të Peles nuk janë të mira. Sipas Infobae, një gazetë argjentinase, shëndeti i tij po përkeqësohet dhe situata e tij është kritike, aq sa anëtarët e familjes kanë filluar t’i thonë lamtumirë.
Legjenda 82-vjeçare braziliane është shtruar që prej 29 nëntorit në spitalin Albert Einstein në Sao Paulo për kancerin e zorrës së trashë, i cili thuhet se po përhapet me shpejtësi në trup.
Ai është në terapi intensive dhe flet me vështirësi. Megjithatë, ai është i rrethuar nga njerëzit e tij të dashur, me të cilët do të kalojë Krishtlindjet. Dy vajzat dhe gruaja e tij janë pranë tij. Bota e futbollit mbetet pezull, ndërsa Pele vazhdon të luftojë me jetën.