“Isha i dehur”/ Gjykata jep masën e sigurisë për 57-vjeçarin që vrau pronarin e lokalit dhe i plagosi djalin

Gjykata e Shkallës së parë e Lushnjes ka dhënë sot masën e sigurisë për shtetasin Sofokli Shani, i cili vrau Rako Qorrin dhe plagosi djalin e tij, Kejdi Qorri.

Para gjykatës Shani ka pranuar akuzën e vrasjes dhe ka theksuar se e ka kryer aktin në gjendje të dehur. Ai ka kërkuar gjykim të shkurtuar.

Gjykata ka caktuar për 57-vjeçarin, masën e sigurisë “burg pa afat”. Ngjarja ndodhi rreth orës 23:47 natën midis të mërkurës dhe të enjtes, në fshatin Fier i Ri në Lushnjë. Mësohet se djemtë e Rako Qorrit e kanë dhunuar Shanin. Ky i fundi ka marrë armën duke qëlluar në lokal.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *