E rëndë në Kolonjë/ Ndërron jetë 32-vjeçari, gjatë paradites kishte dhimbje dhëmballe

Një 32-vjeçar nga Kagjinasi i Kolonjës ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital.

Burime bëjnë me dije se shtetasi Genti Isai, ka patur shqetësime paraditen e sotme për dhimbje dhëmballe, ndërsa ka shkuar tek stomatologu dhe ka marrë recetën e qetësuesve.

Pas marrjes së mjekimeve në farmaci, ai është rikthyer në banesë. Pak orë më vonë, 32-vjeçari nuk është ndjerë mirë në banesë dhe ka qënë babai i tij që ka lajmëruar ambulancën.

Gjatë transportimit për në spital, fatkeqësisht i riu ka ndërruar jetë. Pritet të kryhet autopsia e viktimës për të zbuluar shkaqet e vdekjes.

Njoftimi i policisë:

Kolonjë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 17:00, në fshatin Kagjinas, Kolonjë, në banesë, ka ndërruar jetë shtetasi G. I., rreth 32 vjeç. Nga kqyrja e jashtme e trupit të 32-vjeçarit, nuk janë konstatuar shenja dhune. Pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *