Shembet një pjesë e restorantit në Stamboll, raportohet për 4 të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një restorant në Stamboll të Turqisë, ku një pjesë e objektit është shembur gjatë kohës që aty ka pasur disa persona.

Restoranti në fjalë ishte ndër më të frekuentuarit në qytet dhe gjatë shembjes klientët janë futur në panik, ku disa prej tyre kanë përfunduar në ujë.

Deri më tani nuk dihet shkaku i këtij incidenti, ndërsa mediat turke raportojnë se në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, zjarrfikëses si dhe ambulanca.

Gjithashtu sipas informacioneve të para nga mediat turke, bëhet me dije se kanë mbetur të plagosur katër persona të cilët janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *