“Shkarkimi është nul”, Meta nga Elbasani: Merruni me krimet zgjedhore!

Presidenti Meta ka deklaruar sot nga Elbasani se Kuvendi është më antikushtetues se para 3 vitesh. Teksa u pyet në lidhje me shkarkimin e tij, kreu i shtetit tha se edhe nëse ky vendim merret është nul.

Meta tha se e gjithë vëmendja duhet të përqendrohet te krimet zgjedhore që ndodhën para dhe pas 25 Prillit.

“Nuk ekziston asnjë lutje e tillë, zoti ti fali të gjithë ata që nuk dinë se çfarë bëjnë, dhe i udhëheq të gjithë në rrugën e të mirës së përbashkët. Kam ardhur këtu pikërisht për tiu bashkuar këtij mesazhi të bashkëjetesës fetare.

Nuk dëshiroj të flas në një vend të shenjtë për çështje që nuk ekzistojnë, kjo tema e shkarkimit është nul, aq më tepër pas 25 Prillit, ku u tregua qartë se Kuvendi i dy viteve të fundit, është sot për fat të keq edhe më antikushtetues se nga sa ka qenë.

Merruni me hetimin e krimeve zgjedhore, para dhe pas 25 Prillit, pasi në një vend demokratik, qytetarët duhet të jenë të barabartë përpara ligjit”, u shpreh Meta gjatë fjalës së tij.

Seanca për shkarkimin e presidentit Meta do të mbahet javën e arshme, në datën 9 Qershor.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *