Festat e fundvitit / Kryebashkiaku Veliaj dhe Kisha Ortodokse shërbejnë drekë për njerëzit në nevojë

Kryetari i bashkisë Erion Veliaj dhe përfaqësues nga Kisha Ortodokse shërbyen vaktin e drekës për njerëzit në pamundësi ekonomike në qendrën sociale “Gonxhe Bojaxhi” në Tiranë. Veliaj u shpreh së gjëja më e rëndësishme, sidomos gjatë festave është të mbushim zemrën dhe mendjen, jo stomakun.

“Sëmundja më e madhe është vetmia, sidomos kur vijnë festat, kur dikush ka fëmijët jashtë, kur dikush është larg shtëpisë, kur dikush ka humbur një nga bashkëshortët.. kur dikush ka një person me aftësi të ndryshe. Vetmia është një sëmundje për të cilën nuk ka vaksinë, por ka shërim: mjafton të kalosh kohë me dikë” u shpreh ai.

Kryebashkiaku u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të bëhen pjesë e rrjetit të solidaritetit dhe dashurisë.
“Thirrja ime është të shërbejmë në mensat sociale, të bëhemi pjesë e rrjetit të solidaritetit, të gjejmë familjet në nevojë në komunitetin tonë dhe t’u çojmë një pako ushqimore, ose një lodër për Vitin e Ri”, tha kryetari i Bashkisë.” – tha Veliaj.

Ndër të tjera, ai ftoi banorët e kryeqytetit të ndihmojnë, qoftë edhe me një urim apo me veshje, ata që nuk munden.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *