Kokaina në Fier / SPAK letërporosi në Kolumbi

Prokuroria e posaçme SPAK ka kërkuar informacion pranë autoriteteve kolumbiane në lidhje me sasinë prej 430 kilogramë kokainë që u gjet në Frakull të Fierit. Hetuesit kërkojnë bashkëpunimin e autoriteteve në Kolumbi, për zbulimin e personave që mund të kenë bashkëpunuar me 10 të arrestuarit në vendin tonë për trafikimin e lëndës narkotike.

SPAK kërkon informacion në lidhje me personat që kanë blerë kokainën e gjetur e fshehur në thasët me pleh kimik, por edhe anëtarë të tjerë të grupit kriminal. 430 kilogramë, ishte sasia e kokainës, që nëse do të dilte në treg do të kushtonte 40 milionë euro, e sekuestruar rreth një muaj më parë.

Informacion është kërkuar edhe për shtetasin kolumbian Zamir Rodrigez, që dyshohet se do të kryente ndarjen e kokainës nga plehu kimik në një banesë në Frakull të Fierit. Laboratori u gjet në banesën e ish-kryeplakut të fshatit Frakull, Viktor Çervanakut, teksa porositësi dyshohet të ketë qenë Zenel Çervanaku. Mes të arrestuarve janë edhe dy shtetas kolumbianë, pasi ishin ata që të cilët bënin përpunimin e kokainës.
Përveç Kolumbisë hetuesit më herët kanë dërguar letër porosi edhe në Mal Zi, atje ku u zbulua edhe kokaina që rezultoi se ishte e përzier me plehun kimik.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *