Situatat në “Big Brother Vip Kosova” kanë hyrë në rrjedhën e tyre.
Banorët janë ambjentuar me njëri-tjetrin aq sa nuk mungojnë edhe bisedimet e ndryshme midis tyre. Së fundmi më një bisedë, vëmendjen e ka marrë një deklaratë e Xhuli Nurës e cila u shpreh se e ka takuar nga afër futbollistin e njohur Karim Benzema.
Ndër të tjera ajo u ka rrëfyer banorëve të tjerë se si vite më parë ka takuar futbollistin e njohur francez. Me të dëgjuar këtë, banorët e tjerë kanë filluar ta tallin se mos ajo e ka pasur fjalën për “sigurimin ose truprojën e Benzema-s”.
Mirëpo Xhuli insistoi në fjalën e saj madje i sfidoi ata që nuk e besojnë të kërkojnë në Google.
Më herët kujtojmë që Nura u shpreh se ajo dëshiron të këtë një partner të fortë në krah pasi dëshiron të jetë një grua në karrierë.
“Ka lloj lloj grash që mendojnë ndryshe. Unë i përkas grave që duan me pas karrierë dhe që duan të arrijnë me forcën e vet, atë që dëshirojnë të arrijnë”, tha ajo.
“Por, kam qejf me pas një super partner të fortë, por jo super të fortë financiarisht, por në kokë. Të mbështetemi te njëri-tjetri”, shtoi Xhuli.