Itali/ Humb jetën si pasojë e një aksidenti 58-vjeçari shqiptar (Emri)

Lëndimet e marra nga një aksident i ndodhur më datë 19 dhjetor, në Modena të Italisë, i kanë shkaktuar vdekjen 58-vjeçarit shqiptar Zyhdi Hyka. Ai ka qenë duke kaluar rrugën, në vendkalimin e këmbësorëve, kur u përplas nga një automjet tip “Audi Q3”, i cili drejtohej nga një 25-vjeçar.

Viktima qëndroi disa ditë në kujdesin intensiv të spitalit të Modenës, por pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, nuk i mbijetoi plagëve të marra.

Mediat italiane tregojnë se 58-vjeçari kishte vetëm pak muaj që ishte ishte ribashkuar me dy vajzat dhe djalin e tij që jetonin në Sassuolo prej më shumë se 15 vitesh. Prokuroria ka nisur një hetim për drejtuesin e automjetit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *