Policia arreston 22-vjeçarin, iu gjet në makinë sprajt për vetëmbrojtje por..

Një shtetas 22-vjeçar është arrestuar në Shkodër pasi në mjetin me të cilin udhëtonte janë gjetur municione ushtarake dhe një sprajt për vetëmbrojtje. I riu me incialet I.N. është ndaluar nga policia për kontroll, dhe pas gjetjes së municioneve në makinën tip “Benz”, është arrestuar në flagrancë. Sasia apo lloji i municionit ushtarak nuk bëhen të ditur nga policia.

Njoftimi i policisë:

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të   Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan në flagrancë shtetasin I. N., 22 vjeç, banues në lagjen “Kongresi i Permetit”, Shkodër, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Benz”, me të cilin udhëtonte, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi municioni luftarak dhe sprajt për vetëmbrojtje (spray defence)”

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *