Zhdukja e Ervis Martinajt/ Zgjaten hetimet për ish-policin Jeton Lami

Prokuroria e Kurbinit ka vendosur ditën e sotme të shtyjë edhe për tre muaj afatin e hetimit për Jeton Lamin. Ish-agjenti i forcave operacionale ndodhet nën arrest, i akuzuar për shpërdorim detyre pasi ka shoqëruar Ervis Martinajn pak ditë përpara zhdukjes së tij.

Ende nuk ka një konfirmim nga ana e autoriteteve, nëse shtyrja e këtyre hetimeve ka ardhur si pasojë e ndonjë dëshmie të marrë nga Lami, apo refuzimit të tij për të folur.

Ervis Martinaj rezulton i zhdukur që nga muaji gusht i këtij viti, teksa policia po heton në pistat e rrëmbimit dhe / ose vrasjes. Nuk është përjashtuar as mundësia e një inskenimi të kësaj ngjarjeje nga vetë Martinaj. Blutë kanë kryer ditën e sotme kontrolle në banesën e tij dhe të të afërmëve në Fushë-Kuqe.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *