Lidhja e Elhaidës dhe Ledianit po ecën me hapa të mëdha! Veprimi i fundit i tyre vërteton se…

Pjesëmarrja në “Dancing With The Stars” deri më tani përpos që e riktheu në qendër të vëmendjes së publikut shqiptar, i dhuroi Elhaida Danit edhe dashurinë.

Në natën gjysmëfinale të spektaklit, këngëtarja dhe balerini i saj konfirmuan lidhjen me një puthje pasionante para të gjithëve. Nga planet e tyre e kuptuam se e kanë marrë seriozisht njëri-tjetrin, por që do të ecnin me këto hapa të mëdha që në fillim na befasoi pak.

Çifti më i ri kanë kaluar natën e Krishtlindjeve pranë familjes së Elhaidës. Ka qenë kjo e fundit e cila ka publikuar një video në Instagram ku duket me njerëzit e saj të zemrës.

Nga ana tjetër, pak më pas edhe Lediani ka ndarë një foto ku duket pedonalia e Shkodrës.

Epo nuk mendojmë që balerini ka shkuar deri në shtëpinë e tyre dhe familja e këngëtares e ka lënë jashtë. Kujtojmë që më shumë se puthja midis Elhaida Danit dhe balerinit të saj Ledianit, bëri bujë të madhe ndarja me ish-partneren e tij Ditjona Bora.

Pas bërjes publike të romancës së tyre në “Dancing With The Stars” ndjekësit sollën në vëmendje se Lediani ka patur një unazë në gisht në fillimet e programit.

Balerini ka qenë i fejuar prej disa vitesh me ish-partneren e tij. Pas gjithë kësaj, disa ditë më parë reagoi edhe vajza në fjalë. Ajo duket se nuk është prekur fare nga lajmet që po qarkullojnë dhe po shijon jetën e saj.

Prej mbrëmjes të së premtes, në rrjet thuhet se dyshja janë ndarë dhe fajtore për këtë është Elhaida. Mirëpo akoma nuk dihet arsyeja e ndarjes së Ledianit dhe Ditjonës, prandaj gjithë ky paragjykim ndaj këngëtares Dani mbase nuk është me vend.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *