Orteku në Austri/ Gjenden gjallë skiatorët e humbur

Autoritetet austriake bënë të ditur se kanë gjetur gjallë 10 persona të shpallur të humbur, si pasojë e ortekut të rënë në pistën e skive në perëndim të Austrisë. Katër prej tyre kanë pësuar lëndime dhe njëri është në gjendje më të rëndë.

“Mund të llogaritet tashmë se nuk ka më të humbur, por gjithsesi kërkimet do të vijojnë deri në qartësimet finale” – njoftuan autoritetet.

Orteku ndodhi në lartësinë 2700 metra në faqen e malit e Trittkopf pasditen e së dielës. Mediat vendase raportuan se disa helikopterë u dërguan në vendin e ngjarjes pas dhënies së alarmit. Rreth 200 njerëz u përfshinë në kërkimet të cilat vijuan edhe gjatë natës.

Lech/Zuers njihet si një nga resortet e skive më të mira në botë, pjesë e komplekseve alpine në perëndim të Austrisë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *