Humbën kontaktet prej dy ditësh, gjenden turistët e huaj në Theth

Pas orëve të gjata kërkimi, është bërë e mundur gjetja e 2 turistëve nga Suedia dhe Rusia. Dy turistët që ishin zhdukur prej mbrëmjes së të mërkurës janë gjetur në gjendje të mirë shëndetësore. Dy turistët u gjetën në Theth, ku dhe kishin destinacionin. Për gjetjen e tyre kërkimet nisën gjatë natës, të cilat u ndërprenë më pas për shkak të errësirës, për të rinisur sërish.

“Policia e Tropojës pas kërkimeve intesive që kanë filluar që prej mbrëmjes së djeshme, bënë të mundur gjetjen e dy turistëve. Dy turistët nga Suedia dhe Rusia u gjetën në vendin e quajtur Lugu i Valit, në gjendje të mirë shëndetësore. Aktualisht ndodhen në shoqërimin e punonjësve të Policisë, të cilët po i shoqërojnë drejt automjetit të tyre”, njofton policia.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *