Tensionet në veri/ Reagon ambasadori amerikan: Media duhet të punojë pa kërcënime

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka reaguar për sulmin ndah gazetarëve në Zupç të Zubin Potokut. Në veri u sulmua ekipi mediatik i Klan Kosova. Gazetarja dhe shoferi kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në spital.

“SHBA-ja i bashkohet Asociacionit t Gazetarëve të Kosovës – AGK dhe Bashkimit Evropian në Kosovë për të dënuar fuqishëm sulmin e fundit në seri kundër gazetarëve të Kosovës. Mediat duhet të jenë në gjendje të punojnë lirshëm nga kërcënimet me dhunë dhe frikësim. Gazetaria e lirë dhe e pavarur është gurthemel i demokracisë”, ka thënë Hovenier.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *