Elbasan/ Merr fund greva e urisë së invalidëve, Ministria e Shëndetësisë plotëson kërkesat e tyre

Greva e urisë së invalidëve në qytetin e Elbasanit ka përfunduar ditën e sotme pasi zhvillimit për disa ditë me radhë.

Burime për mediat kanë bërë me dije  se zëvendësministrja e Shëndetësisë ka takuar grevistët dhe u ka premtuar atyre se brenda ditëve të fundit të këtij viti atyre do t’u vijnë të gjitha paratë që kërkojnë, ndërsa u janë krijuar edhe lehtësira të tjera.

Gjithashtu është vendosur krijimi i grupeve të posaçme të kontrollit mjekësor që do të bëjë kontrollet e nevojshme nëpër banesat e gjithsecilit prej invalidëve.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *