Akuzohet për vrasje, gjykata lë në burg ish deputetin; ja sa vite u dënua

Gjykata Themelore e Mitrovicës ka shpallur fajtor ish-deputetin e Kuvendit të Kosovës, Gani Gecin, i cili akuzohet për vrasjen e Ruzhdi Shaqirit.

Ai është dënuar me 3 vjet e gjysëm burg. Më 3 qershor 2016, ai ishte dënuar me 4 vjet e 6 muaj burgim, por për shkak të sjelljes së mirë gjykata ka ndryshuar vendim.

Autori e kishte pranuar krimin, por tha se e kishte bërë  për vetëmbrojtje.

Ndërkohë rigjykimi në këtë rast ka përfunduar më 2 qershor. Gjatë asaj seance, prokurori Naim Beka ka kërkuar dënimin e Gecit, kurse ky i fundit ka kërkuar nga gjykata që të veproj në bazë të provave.

Ish deputeti akuzohet se më 4 gusht të vitit 2014, Ruzhdi Shaqirin e kishte vrarë në kafiterinë “N’Qosh”, në qendër të Skënderajt.

gani geci

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *