Morinë/ Arrestohen 2 persona, po futeshin në vend me 28 mijë euro të padeklaruara

Policia kufitare në Morinë ka sekuestruar 28 mijë e 500 euro nga dy persona të cilët nuk i kishin deklaruar. Shtetasit me inicialet D.R. dhe D.Sh. banues në Gjilan të Kosovës, po hynin në Shqipëri nga kjo pikë kufitare.

Në autmojetin tip “Volkswagen” me të cilin po udhëtonin, pas një kontrolli të imtësishëm, shtetasit 24-vjeçar D.R i janë gjetur 12 400 euro, ndërsa shtetasit tjetër, 20 vjeçar i janë gjetur 16 100 euro të padeklaruara. Shuma monetare është sekuestruar nga shërbimet e Policisë.

Për dy shtetasit ka nisur një procedim në gjendje të lirë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”. Hetimet e mëtejshme pritet të kryhen nga Prokuroria e Kukësit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *