Klejdis Çela është emëruar drejtor i burgut “Jordan Misja” që njihet ndryshe edhe si burgu ‘313-të’ në Tiranë. Emërimi i tij vjen pas disa ndryshimeve që po ndodhin në institucionet e vuajtjes së dënimit.
Ai do të zëvëndësojë Shpëtim Saraçin, teksa ky i fundit do të marrë drejtimin e spitalit të burgut.
Çela u prezantua në muajin prill të këtij viti si kreu i ri i qendrës spitalore të burgjeve. Ai ka mbajtur pozicionin e këshilltarit dhe ekspertit për sigurinë në sistemin energjitik, përgjatë viteve të fundit.