Twitter vjen me një risi, video deri në 60 minuta!

Së fundmi, Twitter ka prezantuar një funksion ekstra për ata përdorues që paguajnë tarifën e abonimit prej 8 dollarësh, atë të videove më të gjata. Kompania ka përditësuar faqen e saj në’ Twitter Blue’ për të konfirmuar që klientët që abonohen do të jenë në gjendje të ngarkojnë video deri në 60 minuta, në 1080 pixel dhe deri në 2 GB.

Kufiri i mëparshëm i ‘Twitter Blue’ me video ishte prej 10 minutash me një madhësi prej 512 MB. Nëse jeni thjesht një përdorues i vjetër, atëherë kufiri juaj është 4 minuta. Megjithatë për të ngarkuar këtë video me këtë gjatësi do t’ju duhet ta bëni në web nga një latop ose desktop.

Ndërkaq, në Android dhe iOS është funksioni i vjetër me video të shkurtër. Twitter gjithashtu paralajmëron se mund të modifikojë cilësinë e videos në mënyrë që ta shpërndajë atë.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *