Mediat italiane/ Broja te Milani sezonin e ardhshëm, zëvëndëson Ibrahimoviç

Media italiane “La Gazzetta dello Sport” ka analizuar merkaton e ardhshme të ekipit të Milanit. Sipas tyre, shqiptari Armando Broja përfaqëson një nga mundësitë për sulmin e kuqezinjve. 21-vjeçari, i cili aktualisht luan me skuadrën angleze të Çelsit, pritet t’i shërbejë milanezëve si zëvëndësues i Zlatan Ibrahimoviç.

Broja këputi ligamentin në gjurin e tij të djathtë, gjatë miqësores së fundit midis Çelsit dhe Aston Vilës dhe tashmë e ka mbyllur sezonin. Dëmtimi e ka ulur vlerën e kartonit të Brojës. Nëse deri pak javë më parë Çelsi nuk e shiste Brojën për më pak se 40 milionë euro, shuma në këto momente është më e ulët se gjysma.

Formula e transferimit do të ishte ajo e huazimit me të drejtë blerjeje, teksa shqiptari do të duhej të kënaqej me 1.2-1.5 milionë euro pagë, e cila mund të rritej në varësi të cilësisë së paraqitjeve. Kjo pagë, sidoqoftë, do të ishte shumë më e ulët se 5 milionë euro që futbollisti merr në Angli e çka e bën lojtarin shqiptar më të paguar në qarkullim.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *